Home / Lajme / Maqedoni / LD: Sulmi ndaj deputetëve është skenar i përgatitur nga udhëheqës të lartë të MPB-së

LD: Sulmi ndaj deputetëve është skenar i përgatitur nga udhëheqës të lartë të MPB-së

Lidhja Demokratike në mënyrë të ashpër e dënon sulmin dhe dhunën ndaj zyrtarëve më të lartë të Shtëpisë ligjvënëse, Kuvendit të Maqedonisë,

LD insiston politikën që të ketë drejtësi penale dhe përgjegjës për organizatorët, pjesëmarrësit e dhunshëm në këtë ngjarje të përgjakshme.

Sulmi i dhunshëm është paraprakisht skenar i përgatitur dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga partia shtojnë se në këto momente kritike për shtetin, duhet qetësi dhe stabilitet, presim te liderët e partive të mbizotëroj ndjenja e përgjegjësisë dhe në mënyrë aktive të qetësojnë gjendjen, thonë nga LD ndër të tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *