Home / Lajme / Rajon / LDK: Haradinaj vërtetoi sot se manipulimet e Serbisë nuk çojnë peshë

LDK: Haradinaj vërtetoi sot se manipulimet e Serbisë nuk çojnë peshë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në komunikatën dërguar mediave nga partia e Isa Mustafës thuhet se vendimi i gjykatës së Colmar-it konfirmohet se aktakuzat e Serbisë janë të pabazuara.

“Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Sebisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në destabilitet dhe konflikte”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *