Home / Lajme / Botë / Le Pen: Menjëherë do ta pezulloja Zonën Shengen

Le Pen: Menjëherë do ta pezulloja Zonën Shengen

 Kandidatja ekstreme djathtiste për presidente e Francës, Marin Le Pen deklaroi se në rast të fitores, menjëherë do ta heq anëtarësimin francez në Zonën Shengen dhe do t’i deportojë të huajt të cilët janë në listë për ekstremistë islamikë.

Le Pen shkaktoi reagime negative me vërejtjet për deportimin e  hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Francë.

Ajo ka mbështetje prej 23 deri në 24 për qind të votuesve, me çka është në nivel me kandidatin e lëvizjes “Përpara” Emanuel Makron.

“Çdo sekondë nga presidenca ime do të ishte në dobi për Francën dhe francezët”, theksoi Le Pen.

Mes tjerash ajo planifikon ta zvogëlojë kufirin e moshës për pension prej 62 në 60 vjet, t’ua marrë personave me dy shtetësi, shtetësinë franceze nëse janë të ndërlidhur me xhihadizmin dhe t’i zvogëlojë tatimet e të ardhurave.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *