Home / Kryesoret / Lëndohen dy policë në bastisje të shtëpisë së stërshitësit të drogës në Shkup

Lëndohen dy policë në bastisje të shtëpisë së stërshitësit të drogës në Shkup

Një shkupjan i dyshuar për prodhim dhe tregti më lëndë narkotike ka sulmuar dhe lënduar policë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij,

Siç informojnë nga MPB-ja, dje në ora 6:30 minuta në rrugën “Nov Zhivot”” në Shkup, në shtëpinë e Z.I. (41), pëe shkat të dyshimeve se ai ka kryer vepër penale “prodhim dhe tregti të paligjshme me lëndë narkotike”, zyrtarë të policisë, me urdhërin e Gjykatës Themelore Shkupi-1 duhej që të bastisnin shtëpinë e tij.

Pasi ata kërkuan nga ai që të hap derën, Z.I. u ka thënë që të presin një moment sa te vishet, pas çka ai ka hyrë brebda dhe ka hypur mbi çati duke bërtitur dhe ofenduar ka filluar që të gjuaj me mjete të forta drejt policisë.

Njëzet minuta më vonë, me urdhër policët janë larguar në një vend më të sigurtë dhe kanë kërkuar përforcim nga Stacioni policor në Çair.

Pas tërheqjes në rrugë kanë dalë disa persona të gjinisë mashkullore bashkë me të akuzuarin dhe me sfurqe, çekanë dhe me tulla betoni kanë sulmuar policët, të cilët me një intervenim të shpejtë kanë neutralizuar sulmuesit dhe i kanë prangosur, por të lënduar kanë ngelur dy policë të cilët pas dhënies së ndihmës së parë në Qendrën Klinike në Shkup janë lëshuar për kurim në shtëpi.

Policia ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *