Home / Kryesoret / Lëndohet rëndë një shofer në një aksident hekurudhor afër Gostivarit

Lëndohet rëndë një shofer në një aksident hekurudhor afër Gostivarit

Një shofer i një automjetit të udhëtarëve është lënduar rëndë në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në kalimin rrugor midis vendqëndrimit hekurudhor Tumçevishte dhe stacionit hekurudhor Gostivar.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje në orën 18:24 midis një treni të udhëtarëve i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup-Kërçovë dhe automjetit “seat leon” me targa tetovare.

Shoferi i lënduar me Ndihmën e shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën mjekësor në Gostivar.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga stacioni policor në Gostivar, ndërsa në periudhën nga ora 18:24 deri në orën 21:18 ka qenë në ndërprerje qarkullimi hekurudhor në këtë pjesë të hekurudhës

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *