Home / Shëndeti / Lentet biosensitive janë shpresa e trajtimit të diabetit

Lentet biosensitive janë shpresa e trajtimit të diabetit

Njerëzit me diabet, me ndihmën e elektrodave të implantuara nën lëkurë, në mënyrë të vazhdueshme mund të monitorojnë nivelet e glukozës në gjak. Kjo metodë, megjithatë, mund të jetë e dhimbshme dhe mund të çojë në infeksione.

Ekspertët besojnë se kanë një zgjidhje “elegante”: lentet biosensitive që zbulojnë nivelin e sheqerit në gjak, raporton Fox News.

Ekipi, i kryesuar nga profesor Gregory Herman nga Oregon State University, ka zhvilluar një biosensor shumë të ndjeshëm i cili mund të zbulojë përqëndrime të ulëta të glukozës në lotë. Kombinimi me lentet e vërteta do ende kohë për t’u bërë, ndërsa më pas e gjithë pajisja, brenda një viti, duhet të testohet.

Përveç kësaj, Herman beson se kjo teknologji do të përdoret për të zbuluar probleme të tjera shëndetësore.

“Ka shumë informacione të tjera që mund të përcillen me ndihmën e lotëve, të tilla si sepsa, sëmundjet e mëlçisë, glaukoma, funksioni renal, dhe kanceri”, shpjegoi ai. Profesor Herman beson se produkti final do të jetë i padukshëm dhe i përballueshëm.

“Ne përdorim teknologjinë e ngjashme me atë që përdoret për telefonat mobil”, tha ai. Produkt i përfunduar do të dërgojë informacionin mbi nivelet e glukozës në telefonat e mençur dhe paisje të tjera të Wi-Fi dhe pajisjeve Bluetooth

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *