Home / Kryesoret / Lëvizja BESA kandidon stomatologun Bekim Sali për Çairin

Lëvizja BESA kandidon stomatologun Bekim Sali për Çairin

Pas deklaratës së kryetarit aktual të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mes të cilës paralajmëroi se nuk do të kandidohet më për kryetar komune, kanë filluar të dalin në sipërfaqe emrat e kandidatve të mundshëm edhe nga parti tjera.

Ndër kandidatët, mësohet të jetë edhe Bekim Sali, stomatolog me profesion si dhe kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Çair.
Lajmi u mësua nga qarku i ngusht i kryesisë së kësaj partie, por nuk pranuan të prononcohen kaq herët.Redaksia ka kontaktuar Sali-n i cili gjatë ditës pritet të prononcohet rreth kandidaturës së tij për kryetar të Çairit.

Lëvizja BESA së fundi është proklamuar si gardiane e Çairit, komunë të cilën e ka shpallur edhe si bastion të sajin. Dhe kjo më së miri u tregua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku ne teritorin e komunës së Çairit doli fituese ndaj partive tjera duke përfshirë edhe BDI-në.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *