Home / Kryesoret / Lëvizja BESA-Likovë: Të reagojnë urgjentisht organet shtetërore për shuarjen e zjarrit në zonën e Karadakut

Lëvizja BESA-Likovë: Të reagojnë urgjentisht organet shtetërore për shuarjen e zjarrit në zonën e Karadakut

Lëvizja Besa me shqetësim të madh po e përcjell mosinteresimin e autoriteteve zyrtare komunale dhe shtetërore për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet në komunën e Likovës. Arsyetimi se terreni është i papërshtatshëm dhe nuk ka qasje për të fikur zjarret nuk mban aspak, duke pasë parasysh se qeveria posedon edhe aeroplanë special për shuarjen e zjarreve, që janë blerë me paratë e qytetarëve.

Ne nuk dëshirojmë të shpresojmë se zjarret në këtë trekëndësh kufitar mund të jenë të shkaktuara qëllimisht për interesat ekonomike të dikujt, ose për tender. Po ashtu nuk dëshirojmë të besojmë se shkaktimi i këtyre zjarreve është pjesë e ndonjë skenari eventual për destabilizim të këtij rajoni. Mirëpo heshtja dhe mosmarrja e aktiviteve për të shuar zjarret shton dyshimet e qytetarëve, sepse kur kemi kësi pushtetit të papërgjegjshëm, gjithçka është e mundshme.

Paralajmërojmë se nëse vazhdon kjo apati dhe moskujdesje, dëmet mund të shtohen edhe më tepër, kurse mund të ndodhë edhe më e keqja, të ketë ndonjë viktimë njerëzore. Për këtë arsye Lëvizja Besa fton aktivistët e saj dhe banorët e komunës së Likovës që të jenë të gatshëm të kyçen në aksione eventuale të qytetarëve për fikjen e zjarreve, në rast se vazhdon mosinteresimi i zyrtarëve, sepse nuk guxojmë të lejojmë të digjen pamëshirshëm malet që janë një ndër pasuritë më të mëdha të këtij rajoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *