Home / Lajme / Botë / Liderët evropianë dërgojnë porosi me mbështetje për Rusinë pas sulmit në Shën Peterburg

Liderët evropianë dërgojnë porosi me mbështetje për Rusinë pas sulmit në Shën Peterburg

Përfaqësuesit evropianë dërguan porosi me mbështetje deri te populli rus pas shpërthimit në një nga vagonët e metrosë në Shën Peterburg.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini tha se mendimet e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të BE-së janë me popullin e Rusisë.

“I ndjekim lajmet nga Shën Peterburgu, së bashku me të gjithë ministrat e punëve të jashtme të BE-së. Mendimet tona janë me të gjithë popullin rus”, theksoi Mogerini në artikullin e saj në Tuiter.

Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak, në Tuiter theksoi se është “i shokuar” nga fakti se dhjetë persona janë vrarë, ndërsa më shumë se dhjetëra janë plagosur në shpërthimin në metronë në Shën Peterburg.

“Duhet të luftojnë kundër terrorizmit kudo që ai e ngre kokën e tij të shëmtuar”, porositi Lajçak.

Në këtë rrjet social ka shkruar edhe Shtefan Zajbert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, duke vlerësuar se nga Shën Peterburgu arriti “lajm i tmerrshëm” dhe duke porositur se mendimet e gjermanëve janë me familjet e të pësuarve.

Shpërthimi ka ndodhur në trenin që ka lëvizur midis dy stacioneve të metrove në Shën Peterburg.

Zëdhënësi i Komitetit nacional rus për luftë kundër terrorizmit konfimroi se në shpërthimin në metro e kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa zëdhënësi i guvernatorit të qytetit, Andrej Kibitov, tha se të paktën 50 persona janë plagosur në shpërthimin në metro në Shën Peterburg.

Presidenti rus Vlladimir Putin paraprakisht sot deklaroi se i shqyrton të gjitha arsyet për shpërthimin e sotëm në metronë në Shën Peterburg, duke përfshirë edhe terrorizëm, lajmëruan mediat britanike.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *