Home / Lajme / Botë / Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi konteston rezultatin e referendumit

Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi konteston rezultatin e referendumit

Lideri i partisë kryesore opozitare (CHP) në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se i falënderon të gjithë votuesit, edhe ata që kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese në referendumin e Turqisë, i cili sipas tij nuk ishte i barabartë.

“U munduam që të mbronin votën tonë, por nuk ishim të barabartë. Ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë për një parti, por për 80 milionë popull. Rreth 50 për qind e popullit nuk i kanë thënë PO ndryshimeve”.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, KQZ turke e ka sjell shtetin para paralizimit.

“Fletët e votimit që nuk janë me vulë dhe kutitë e votimit që nuk e kanë logon e KQZ nuk pranohen si të vlefshme, por fatkeqësisht kemi këso lloj votash që janë pranuar. Në fillim të garës keni ndërruar rregullat. Këtë nuk e pranojmë dhe nuk e shohim të drejtë. Në vend se të jetë garantues i zgjedhjeve, KQZ e ka sjell punën që të kontestohet referendumi. Deri në fund këto parregullsi do t’i ndjekim sipas ligjit”, ka thënë Kilicdaroglu.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *