Home / Kryesoret / Ligji për veteranët e luftës do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për veteranët e luftës do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë

Me iniciativë të disa luftëtarëve ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së do të dorëzohet në Parlamentin e Maqedonisë. Ky ligj parasheh që të gjithë kontribut-dhënësit e luftës së 2001-shit t’i gëzojnë beneficionet njejtë sikur pala maqedonase,

“Në vazhdën e iniciativës për mbështetje të miratimit ligjit për UÇK-në, hasim në pengesa të ndryshme nga argatët e dreqit! Dikush që është në shërbim të dorës tinzare gjithkund ku ne bëjmë kontakte dhe aktivitete ata vazhdimisht në mënyrë anonime pas takimive tona i kërcënojnë ish ushtarët e UÇK-së, me përjashtim nga puna ose me sanksione të ndryshme të pushtetit, duke menduar se do të arrijnë që ta shuajnë zërin e kësaj iniciative për dorëzimin e ligjit për UÇK-në në procedurë parlamentare për miratim nga parlamenti i Maqedonisë.Ju bëj me dije gjith “zëdhënësave” të cilët në mënyrë tinzare mundohen ta shuajnë këtë inciativë, se nuk do të kenë sukses, propozim ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së do të dorëzohet në parlament dhe do hyj në procedurë parlamentare, sepse kjo e drejtë është hyjnore, kushtetuese dhe ligjore.Ne patjetër të jemi të barabartë me ata që luftuan kundër nesh, sepse ne u pajtuam që të jetojmë të barabartë dhe jo që ju të fitoni tendera! Me këtë rast publikisht falenderoj gjithë gazetarët që po japin kontribut për afirmimin e kësaj iniciative si dhe gjith mediat e shkruara, elektronike, portalet dhe gjith ata që japin kontribut për përmbylljen e kësaj çështje kombëtare, përfundoi Azbi Nuredini, koordinator i iniciativës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *