Home / Kryesoret / Liqeni i Ohrit nën rrezikun e urbanizmit! (Video)

Liqeni i Ohrit nën rrezikun e urbanizmit! (Video)

Përskaj shqetësimit të aktivistëve, ekspertëve dhe banorëve të vendbanimit Lagadin, hoteli ndërtohet në largësi prej 20 metrash nga bregu i liqenit. Është duke u ndërtuar në vendin e ish shitores së ndërmarrjes së dikurshme “Tregtia e Ohrit”, e cila ka qenë vetëm në katin e parë, shkruan Scoop.

Por, ky hotel nuk është përpjekja e vetme për urbanizim dhe shkatërrim të liqenit.

“Me miratimin e Ligjit për zonat e zhvillimit turistik në vitin 2012 parashihet që ky lloj i zonave të jenë zona me interes publiK. Kjo do të thotë se procedurat dhe i gjithë dokumentacioni për zbatim, gjegjësisht për zbatimin e ndërtimit të të njëjtave me një procedurë të përshpejtuar ose të shkurtuar. Kushti kryesor që të mund të krijohet një zonë e zhvillimit turistik është që pronari i gjithë asaj toke të jetë shteti”, thotë Aleksandra Bujarovska, OJQ Front 21/42.

Një vend në Zonat e zhvillimit turistik i kanë dhënë edhe biznesmenit indian Subrata Roj dhe kompanisë së tij Sahara Grup, por deri më tani ai nuk ka ndërtuar asgjë. Ai u arrestua në Indi për krim financiar, ku ende zhvillohet një procedurë kundër tij.

Për ta kënaqur biznesmenin kontrovers indian, është planifikuar që Liqeni i Ohrit të mbushet me rërë deti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *