Home / Lajme / Rajon / Lirohet ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Shqiptarët fituan

Lirohet ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Shqiptarët fituan

Gjykata e Colmarit në Francë  e cila ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Seanca zgjati vetëm pak minuta, paraditen e sotme, ndërsa vetë Haradinaj tha se kjo është një fitore ndaj shqiptarëve.

Haradinaj: Procedura u mbyll,  është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për tu kthyer. Do shkoj të marrë pasaporten në Strasburg.  Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.

Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me këni përkrahur. Sot u kry kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë tju marrë të gjithëve në Kosovë

Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt.

Reagon Hashim Thaci – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.

Kreshnik Spahiu: Ligji triumfoi mbi një provokim të rëndë

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një urdher-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *