Home / Lajme / Rajon / Lirohet Ramush Haradinaj, refuzohet kërkesa e Serbisë për ekstradim

Lirohet Ramush Haradinaj, refuzohet kërkesa e Serbisë për ekstradim

Në Kolmar të Francës sapo u vendos për lirimin e Ramush Haradinajt, njoftojnë mediat kosovare.

Menjëherë pas lirimit kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj para gjykatës në Kolmar ka thënë se ai tani është i lirë dhe pritet të përfundojë procedurat për kthim në Kosovë.

Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi, është fitore e shqiptarëve.

“Është refuzuar kërkesa për ekstradim dhe jam i lirë. Po shkoj të marr pasaportën dhe jam i lirë dhe sot kthehem në Kosovë”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ai ka falënderuar edhe qytetarët e mbledhur para gjykatës për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë qëndrimit të tij në Francë.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *