Home / Lajme / Rajon / Lista Serbe reagon ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

Lista Serbe reagon ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka reaguar për vandalizimin e xhamisë në Llabjan të Novobërdës, nga një qytetar serb 25 vjeçar.

“Në prag të festës më të gëzuar të krishterë, festë që na përkujton të jemi më tolerantë, më të sinqertë, më të mirë, të falim, e të jetojmë në paqe e mirëqenie, të luftojmë për familjet tona, është e palejueshme përdhosja e objektit fetar”, ka thënë Simiq në reagimin e tij.

Simiq ka thënë se përdhosja e xhamisë në Llabjan është akt i turpshëm, të cilin, si ka thënë, e dënon në mënyrën më të rreptë.

“Për këtë arsye, ftoj të gjithë qytetarët të ruajnë paqen”, ka thënë ndër të tjera ai.

Simiq shprehet se “sulmuesit e objekteve fetare në të cilat mësohet dhe nga të cilat përhapet toleranca fetare dhe dashuria ndaj njeriut duhet proceduar tek organet përkatëse të drejtësisë ashtu që kjo e pabërë të mos përsëritet ne të ardhmen”.

“Po ashtu dua ta falënderoj Policinë për reagimin e shpejtë dhe për arrestimin e kryerësit të këtij akti të palejueshëm pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike e fetare”, ka thënë në fund ai.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *