Home / Lajme / Rajon / Llogaritjet e kreut të LIBRA-s – Blushi fton Bashën e Metën të rrëzojnë Ramën: Behemi 80 me 60

Llogaritjet e kreut të LIBRA-s – Blushi fton Bashën e Metën të rrëzojnë Ramën: Behemi 80 me 60

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka bërë propozimin e tij për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama, duke i bërë ftesë Bashës dhe Metës për mocion mosbesimi kundër kryeministrit.

Sipas përllogaritjeve të Ben Blushit, LSI-PD bashkë me dy votat e LIBAR-s bëjnë 80 deputetë kundër 60 që ka PS.

Blushi: Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor. Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga cadra,janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.LIBRA do pranonte të rrëzonte Qeverinë për të ngritur Drejtësinë.Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në nje mocion kundër Edi Ramës dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast.Kjo është e vetmja rrugë ligjore,kushtetuese,politike dhe e mbetur për të krijuar një Qeveri Tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vetingun njëkohësisht. E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60. Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura,mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve.Unë do votoja cdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as rilindas dhe as demokrat dhe cdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *