Home / Kryesoret / Lokja 92-vjeçare flet me admirim për Ramush Haradinajn (Video)

Lokja 92-vjeçare flet me admirim për Ramush Haradinajn (Video)

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, në profilin e tij në Facebook ka postuar një video të intervistës me një nënë dukagjinase në dokumentarin kushtuar dëshmorit Zekë Hasanmetaj, i rënë në Masakrën e Burgut të Dubravës.

Në këtë intervistë, të postuar nga Selmanaj, plaka 92-vjeçare, e cila kishte ndihmuar të plagosurit gjatë luftës, shprehet kundër ndalimit të Ramush Haradinajt. Ajo flet me admirim për ish-Komandantin e UÇK-së dhe e quan zot shtëpie, transmeton Telegarfi.

Postimi i plotë i Selmanajt:

“Ndegjojeni çka thotë një nënë shqiptare për Ramush Haradinajn, gjatë një interviste për dokumentarin kushtuar dëshmorit Zekë Hasanmetaj i rënë në Masakrën e Burgut të Dubravës!

Fjalë që dalin nga shpirti, prej një nëne që kishte ndihmuar ushtarët e plagusur!

Çdo koment këtu është i tepërt!”, (sic.), ka shkruar Selmanaj./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *