Home / Lajme / Maqedoni / Lokvenec: Artan Grubi na shpëtoi kokën mua dhe kolegut Bogoev

Lokvenec: Artan Grubi na shpëtoi kokën mua dhe kolegut Bogoev

Deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec, një nga ata që u rrahën gjatë dhunës së huliganëve nacionalistë të ejten në Kuvendin e Maqedonisë, thotë se kolegu i tij nga BDI-ja Artan Grubi ia ka shpëtuar jetën atij dhe kolegut socialdemokrat Stefan Bogoev,

Grubi bashkë me disa nga sigurimi i Kuvendit, sipas Lokvenecit, e ka çarë rrugën nëpër turmën e tërbuar deri te njëra nga zyrat e deputetëve, ku kanë gjetur strehim.

“Ishte tmerr, dukej qartë se janë të stërvitur, profesionistë, zyrtarë ose kriminelë në njërën anë dhe narkomanë dhe të moshuar me probleme të dukshme mentale. I vetmi mendim dhe dilemë ishte se a është dhënë komandë për 5-6 shuplaka të fuqishme, apo për 5-6 deputetë të vrarë”, e përshkroi situatën e së enjtes për portalin brif.mk deputeti maqedonas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *