Home / Kryesoret / LR-PDSH akuzon Ministrinë e Shëndetësisë (VIDEO)

LR-PDSH akuzon Ministrinë e Shëndetësisë (VIDEO)

Departamenti i Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes për Reforma – PDSH në zyrat e partisë në Tetovë, ka mbajtur  mbledhje festive për nder të Ditës Botërore të Shëndetit.Nga kjo parti theksuan se pikërisht depresioni është shkaktarë i rritjes së numrit të vetëvrasjeve, transmeton Televizioni Koha.

Besa: Dita e Shëndetësisë-ditë zie

Lëvizja Besa nga ana tjetër vlerëson se në ditën e  shëndetësisë Republika e Maqedonisë, fatkeqësisht, këtë ditë duhet ta shënojë si ditë zie për sa i përket shëndetësisë, ngase në radhitjen e 35 vendeve europiane, sipas cilësisë së shërbimeve shëndetësore, vendi ynë është në vendin e parafundit. Po ashtu edhe depresioni është në rritje te qytetarët e Maqedonisë viteve të fundit, kjo për shkak kushteve të vështira për jetë dhe varfërisë se skajshme, që ka ardhur si rezultat i politikave të dëmshme të pushtetit të deritanishëm.Sidoqoftë, Lëvizja BESA, përfiton nga rasti që t’u urojë të gjithë qytetarëve që të kenë një vit të shëndetshëm dhe njëkohësisht shpreh keqardhje që ky pushtet në ikje, në vend që të investojë në shëndetin të gjallëve, ai i keqpërdori paratë e qytetarëve dhe u fali atyre sëmundje e depresion. Këtu nuk mund të mos ritheksojmë se mbetemi të përkushtuar që sistemi shëndetësor në Maqedoni të rikuperohet përmes krijimit të kushteve që do të mundësojnë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *