Home / Kryesoret / LSDM insiston se ndryshime do të ketë – (VIDEO)

LSDM insiston se ndryshime do të ketë – (VIDEO)

LSDM-ja nëpërmjet një kumtese uron festën e Pashkëve dhe thonë se në këtë festë duhet të përkujtojmë detyrat tona si qytetarë dhe ato janë: kujdesi ndaj vetes, por edhe respekti, kujdesi dhe mirëkuptimi për banorët me të cilët ne bashkëjetojmë dhe të ecim drejt zhvillimit të vendit, në shoqëri ku të gjithë do të mund të jenë të lumtur. “Maqedonia ka shansin që t’i bashkohet botës demokratike. Qytetarët e Maqedonisë janë para shansit që të jetojnë jetën e tyre sipas dëshirës së tyre, pa direksione, pa kushte, shtypje, por ta jetojnë atë të qetë dhe të lumtur. Asnjë ndryshim i madh nuk është i lehtë dhe nuk ndodh menjëherë. Së bashku i filluam ndryshimet që na çojnë drejt jetës me kualitative, ku ka drejtësi, liri dhe barazi për të gjithë. Vendosëm që të jetojmë së bashku. Zgjodhëm jetë për të gjithë. Kjo do të thotë se jemi të vetëdijshëm për atë që na nevojitet. Gjithashtu do të thotë se kemi obligim që së bashku ti realizojmë ndryshimet. Ndryshime do të ketë. Ato sjellin jetën që ne duam”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, nga dita e mërkurë kuvendi është në pushim dhe pritet që seanca e radhës të mbahet të martën pas festave kur edhe pritet që të rifillojë debate maratonik për zgjedhjen e  kryetarit të kuvendit. VMRo-DPMNE-ja nga ana tjetër ka vazhduar të mbrojë qëndirmin se zgjidhja më e mirë për krizën aktuale politike është që të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato lokale.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *