Home / Kryesoret / LSDM: Ivanov dhe Kuvendi të mundësojnë formimin e qeverisë

LSDM: Ivanov dhe Kuvendi të mundësojnë formimin e qeverisë

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate të lëshuar sot për media, ka kërkuar që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe Kuvendi, të largohen nga dhuna e kreut të VMRO-së.

“Duhet mendje e shëndoshë! Kuvendi dhe Gjorge Ivanov kanë për obligim të respektojnë vullnetin e shumicës së popullit të përfaqësuar me 67 deputetë dhe të mundësojnë zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

“Gruevski nuk ka të drejtë të kërcënojë më dhunë në përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimet e bëra bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Të punësuarit në institucione duhet të dinë se kërcënimet e këtij lloji kanë jashtë Kushtetutës dhe të dënueshme me ligj sepse janë kundër interesave të qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën për shtyp të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *