Home / Kryesoret / LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në krimin që po u bëhet qytetarëve

LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në krimin që po u bëhet qytetarëve

LSDM ka reaguar ndaj intervistës së presidentit Gjorge Ivanov dhënë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” në të cilën mes tjerash ka thënë se ai nuk do të ja jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas LSDM, Ivanov nuk do të mund të pengoj vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelë.

“Me këtë Ivanov është bashkëpjesëmarrës në krimin që po u shkaktohet qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend. Kjo është një shumicë stabile parlamentare e cila është pushtet në këtë shtet. Shumica parlamentare ka për obligim dhe do të mbroj interesat e qytetarëve dhe shtetërore, me atë që do të formoj qeverinë e re reformatore. Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë opozitë. Ivanov nuk do t’i pengoj proceset demokratike”, kanë thënë nga LSDM në reagimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *