Home / Kryesoret / LSDM-ja heq dorë nga replikat – (VIDEO)

LSDM-ja heq dorë nga replikat – (VIDEO)

Seanca konstituive e Kuvendit është në ditën e saj të tetë por edhe më tej nuk i shihet fundi. Deputetët nuk kanë arritur të mbyllin as pesë fjalimet e para për shkak të replikave dhe kundër-replikave të cilat kryesisht zhvillohen mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Por përderisa LSDM-ja njofton se ka plan për zhbllokimin e Kuvendit, VMRO-DPMNE-ja i paralajmëron që të mos ndërmarrin asnjë hap që do të shtonte tensionet.Deputeti i LSDM-së Aleksandar  Kiracovski paralajmëroi se LSDM-ja do të tërhiqet nga të gjitha replikat, por se përmes ndërhyrjeve procedurale do të vazhdoj të kritikoj ashpër punën e kryesuesit të seancës Trajko Veljanoski, nga i cili kërkoi që ta liroj kolltukun e të parti të Kuvendit.

“LSDM-ja heq dorë nga replikat dhe përmes ndërhyrjeve procedurale do të vazhdoj të kritikoj ashpër kryesuesin e seancës Trajko Veljnaoski për shkelje të rregullores së punës së Kuvendit”, tha Kiracovski, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë Trajko Veljanoski në kundërpërgjigjen ndaj deputetit të LSDM-së Kiracovski, tha se ai punon në bazë të rregullores dhe se nuk e sheh të udhës që dikujt ti shkurtoj të drejtën e replikës dhe kundër-replikës.

“Unë punoj në bazë të rregullores për punë të Kuvendit. Nuk kam të drejtë akujt t’i mohoj të drejtën e replikës dhe kundër-replikës. Ndërkohë sa i përket kolltukut të kryeparlamenatrit, do të prisni derisa të përfundoj seanca konstituive”, tha Veljanoski, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë deputeti Zeqirja Ibrahimi përmes ndërhyrjes procedurale kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mos frikësojnë qytetarët me fjalimet e tyre rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe.Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi përmes ndërhyrjes procedurale kërkoi që gjatë replikave dhe kundër-replikave të kursehen deputetët shqiptarë. Kjo nxiti reagimin e Antonio Milloshoskit nga VMRO-DPMNE-ja i cili u shpreh se nuk sheh arsye se pse duhet të kursehen deputetët e BDI-së, BESËS apo Aleancës. Milloshoski madje tha se ata votues që votuan për LSDM-në, kanë votuar për pagë më të madhe mesatare dhe jo për Platformën shqiptare.

“Gjatë fushatës zgjedhore Zaev ka premtuar rrogë më të madhe mesatare dhe shumë gjëra të tjera, ndërkohë që pas zgjedhjeve ai po pranon shantazhet nga partitë shqiptare. Deputeti Ejup Halimi, doli në këtë foltore dhe lexoi pikat e marrëveshjes të cilën e mohon LSDM-ja”, tha Milloshoski, sipas të cilit veprimi i LSDM-së nuk mund të shihet ndryshe pos si një tradhti pas-zgjedhore e elektoratit, transmeton Televizioni Koha.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *