Home / Kryesoret / LSDM-ja paralajmëron zhbllokimin e Kuvendit – (VIDEO)

LSDM-ja paralajmëron zhbllokimin e Kuvendit – (VIDEO)

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëroi sot zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit, por pa saktësuar se cilat do të jenë hapat e ardhshme të kësaj partie për t’i dhënë fund debateve të pafund të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në ditën e 7-të të seancës kuvendore u fol për dyshime të reja ndaj krerëve të VMRO-së për shpenzim të parave nga buxheti i shtetit, transmeton Televizioni Koha.

Deputeti i LSDM-së  tregoi një kopje të një dokumenti – llogari nga celulari, të cilën ai thotë se është telefoni zyrtar I ish kryeminsitrit  Premiershipit Nikolla Gruevski, dhe sipas të cilit, vetëm për thirrjet nga jashtë, ai  harxhoi tre mijë euro ,kjo llogari sipas Bogoevskit është arritur edhe në Qeveri, shërbimet e të cilit duhet të paguajnë nga buxheti i shtetit.

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, si institucion që i mbulon shpenzimet për biseda telefonike të bartësve të funksioneve shtetërore, nuk ka kurrfarë shpenzime dhe nuk e mbulon llogarinë telefonike të Nikolla Gruevskit. Deputeti Pavle Bogoevski duhet t’i kërkojë falje opinionit për të pavërtetat e shprehura dhe kualifikimet, tha Vase Donevski  nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, transmeton Televizioni Koha.

Si edhe në gjashtë vazhdimet e tjera të mbledhjes, u paraqitën replika, kundërreplika dhe vërejtje procedurale nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët sërish kërkuan që LSDM të deklarohet nëse e kanë pranuar të ashtuqjautrën Platformë të Tiranës.

Prononcimet e tyre deputetët nga LSDM i vlerësuan si defokusim nga pika e rendit të ditës dhe bllokim të aktiviteteve të Kuvendit. Porositën se nuk ekziston Platformë e Tiranës, por vetëm program i qeverisë reformuese dhe e përsëritën kërkesën që të vihet në votim propozimi i tyre që Kuvendi të punojë pas orës 18:00 në interes të rrumbullakësimit të pikës së rendit të ditës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *