Home / Kryesoret / LSDM këkron transfer të qetë të pushtetit – (VIDEO)

LSDM këkron transfer të qetë të pushtetit – (VIDEO)

LSDM-ja përmes një njoftimi thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transfer paqësor të pushtetit dhe se në periudhën vijuese shumë shpejt qytetarët do të kenë qeveri sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.Në njoftim citohet se qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore.

“Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale  të 12 mijë denarëve në vitin e parë, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë së re reformuese. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e jetesës. Qytetarët do të paguajnë më pak para për energji elektrike, sepse  do të kthehet tarifa e lirë ditore nga dy orë çdo ditë dhe gjatë gjithë uikendit edhe të shtunën edhe të dielën”, thuhet në njoftim dhe shtoi se do të hiqet testimi ekstern dhe pagimi i taksës së radiodifuzionit, transmeton Televizioni Koha.

Në njoftim LSDM-ja citon edhe se shteti do të përparojë edhe drejt BE-së edhe drejt NATO-s.

VMRO: Populli nuk lejon qeveri të Tiranës

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja në kumtesën me shkrim dërguar deri te mediat thekson se zgjedhje të reja parlamentare janë dalja e vetme nga situata në të cilën LSDM-ja e solli shtetin, sepse vetëm ashtu qytetarët qartë do të mund të deklarohen rreth platformës së Tiranës dhe nuk do të ndihen të mashtruar.

“Populli nuk lejon as formimin e qeverisë së Tiranës, as realizim të platformës së Tiranës dhe nuk e interesojnë faturat e Zaevit. prandaj LSDM-ja është në panik dhe është fuqishëm e vendosur që faturën e saj ta paguajë me shitjen e interesave të larta nacionale dhe shtetërore”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

Theksohet se LSDM-ja është parti që nuk është me popullin dhe prandaj qindra mijëra qytetarë çdo ditë iu porositin se është më e ndershme t’i vuajnë dënimet me burg që i presin për krimin e bërë sesa të tradhtojnë. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *