Home / Kryesoret / LSDM: Kryetari i kuvendit zgjidhet së shpejti – (VIDEO)

LSDM: Kryetari i kuvendit zgjidhet së shpejti – (VIDEO)

LSDM sot përmes një kumtese e ka përsëritur qëndrimin se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, e zgjedhur në zgjedhje kredibile, do ta zgjedh kryetarin e ri kuvendor, ndërsa pastaj edhe qeverinë e re reformuese, e cila thonë,do të ndodh shumë shpejt, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.

Ekziston shumicë legjitime e formuar parlamentare, e cila është pushtet në shtet, prapa së cilës qëndrojnë të paktën 700.000 qytetarë, të cilët kanë zgjedhur ndryshime në regjim. Kjo shumicë ka detyrim ta zbatojë vullnetin qytetar”, theksojnë nga LSDM, transmeton Televizioni Koha.

Sipas partisë, qytetarët më 11 shtator të vitit 2011 i kanë zgjedhur ndryshimet, ndërsa VMRO-DPMNE janë opozitë e cila duhet të mundësojë transfer të qetë të pushtetit, ka porositur edhe bashkësia ndërkombëtare.

VMRO: Zaev punon kundër maqedonasve

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese sërish akuzoi se lideri i LSDM-së Zoran Zaev kundër vullnetit të qytetarëve e ka pranuar platformën e Tiranës dhe e shtyn zbatimin e saj, për çka konfirmuan Muhamed Zeqiri, nga partia e tij dhe Zijadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët”, i cili, siç thekson, publikisht ka thënë se pa realizimin e asaj platforme nuk do të hyjë në qeveri.

“Zijadin Sela është njeriu nga i cili varet shumica e ardhshme qeveritare e Zaevit dhe i cili publikisht thotë se populli maqedonas para 100 viteve nuk ka ekzistuar, se nuk e pranon flamurin dhe himnin maqedonas dhe se dëshiron t’i ndryshojë edhe ato edhe Kushtetutën. Zaev hesht në deklaratat e tilla të partnerit të tij të ardhshëm qeveritar, siç ka heshtur edhe ai dhe LSLDM-ja në deklaratat antishtetërore të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton Televizioni Koha.

Sipas kësaj partie, qytetarët janë të mashtruar pas zgjedhjeve sepse, thonë, Zaev iu ka servuar diçka për çka nuk kanë votuar në zgjedhje, për çka me të drejtë janë të revoltuar. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *