Home / Kryesoret / LSDM: Maqedonia do të ketë qeveri reformuese – (VIDEO)

LSDM: Maqedonia do të ketë qeveri reformuese – (VIDEO)

Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe Maqedonia do të bëhet me kryetar Kuvendi dhe Qeveri të re reformuese me çka do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, kumtoi sot LSDM.

“Mesazhet e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të BE-së, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave si dhe ato të Fridom Haus dhe Ekonomist tregojnë qartë për zhbllokimin urgjent të parimeve demokratike. Çdo pengesë e proceseve demokratike do të thotë kanosje për vlerat demokratike dhe e çon Maqedoninë në izolim të mëtejmë prej botës demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.Nga partia theksojnë se Gruevski, Ivanov dhe VMRO-DPMNE nuk guxojnë ta çojnë shtetin në izolim vetëm që t’i parandalojnë ndryshimet dhe të mbrohen prej përgjegjësisë për krimet e bëra, raporton Televizioni Koha.

“Qytetarët nuk do të jetojnë në vend të ndarë binacional dhe të izoluar vetëm për atë se udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të ballafaqohet me përgjegjësinë. Për bashkësi dhe integrim u prononcuan mbi 700.000 qytetarë të Maqedonisë, votat e së cilëve janë shndërruar në 67 mandate deputetësh. Kjo është shumica parlamentare e cila do ta fuqizojë vullnetin e shumicës dhe do të zgjedh kryetar Kuvendi dhe qeveri të re demokratike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, transmeton Televizioni Koha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së nga ku kumtojnë seLSDM-ja dëshiron të zbatojë skenar të dhunshëm për marrjen e pushtetit, por kjo nuk do të kalojë, kumtojnë nga VMRO-DPMNE dhe theksojnë se “dalje nga kriza politike është Manifesti për Maqedoni të vetme”.

Sipas partisë, “bëhet gjithnjë e më e dukshme se me LSDM nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje, e cila nuk do të ishte në dëm të shtetit dhe se thurin plane si në mënyrë jodemokratike të fillojnë ta zbatojnë platformën e Tiranës”. Nga VMRO theksojnë se fillimisht “LSDM-ja refuzon të heq dorë nga platforma e Tiranës, elementet e së cilës çojnë drejtë shkatërrimit të shtetit, pastaj LSDM-ja heshti edhe për paralajmërimet e MPJ-së së Shqipërisë se pikërisht ato elemente duhet të vendosen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani LSDM-ja haptas thotë se ka plan si edhe me forcë ta realizojë”. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *