Home / Kryesoret / LSDM: Me bllokimin e parlamentit rrezikohen interesat shtetërore

LSDM: Me bllokimin e parlamentit rrezikohen interesat shtetërore

LSDM-ja përmes një kumtese sot vlerësoi se bllokimet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe nxitja e tensioneve mes qytetarëve paraqet shkelje të Kushtetutës dhe rrezikim të stabilitetit të shtetit.

“Këto janë vepra serioze kundër interesave shtetërore dhe çdo institucion dhe individ duhet ta dijë se bart përgjegjësi serioze”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, situata në mënyrë shtesë do të përkeqësohet do të ndërpriten ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillat në komuna sepse zgjedhjet e reja lokale nuk mund të caktohen pa kryetar të ri të Parlamentit.

“Për këtë shteti duhet pa shtyrje të funksionojë. Proceset demokratike duhet të vazhdojnë. Maqedonia ka shumicë parlamentare legjitime prej 67 deputetëve pas të cilës qëndrojnë rreth 700.000 qytetarë. Kjo shumicë është e obliguar të zgjedh kryetar legjitim të Kuvendit në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe ta formojë qeverinë e re reformuese të qytetarëve, që është e qartë për tërë opinionin vendor dhe ndërkombëtar”, thekson LSDM-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *