Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Mos u provokoni nga skenarët e Gruevskit

LSDM: Mos u provokoni nga skenarët e Gruevskit

Në një deklaratë për mediat  LSDM thotë se proceset demokratike do të vazhdojnë, pas zgjedhjes legjitime të Kryetarit të Kuvendit, duke bërë thirrje të mos bien pre e provokimeve të Gruevskit.

“Askush nuk mund të pengojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për jetë, drejtësi dhe orientimin e Maqedonisë drejt botës së civilizuar, nëpërmjet perspektivës euroatlantike. Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar kanë mbështetur nismën për zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu i dërguan mesazh të qartë regjimit në shkatërrim se ky është fundi i tyre dhe se duhet të tërhiqet para vullnetit të shumicës prej 700 mijë qytetarëve të përfaqësuar nga 67 deputetë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së

Nga kjo parti thonë se prioritet kryesor i qytetarëve mbetet realizimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve i shprehur në zgjedhje të besueshme dhe transferimit të pushtetit, në përputhje me kushtetutën, rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë.

“Institucionet duhet ti marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të qytetarëve. Dhuna ndaj përfaqësuesve legjitim të të qytetarëve në Kuvend është rezultat i politikave të konfliktit, të urrejtjes, ndarjeve, nxitjes së trazirave nga Nikolla Gruevski të mbështetura nga Gjorge Ivanov dhe Trajko Veljanovski. Kjo nuk guxon të përsëritet. Ftojnë qytetarët të jetë të qetë dhe të mos bien në provokim të sajuara nga regjimi përmes të cilave, Nikolla Gruevski dhe grupi i ngushtë i krimineleve rreth tij dëshirojnë të provokojnë dhunë dhe pasiguri, pasi nga kjo e shohin shpëtimin e vetëm”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *