Home / Kryesoret / LSDM: Nëpërmjet “Manifestit” Gruevski tenton të rikthehet në skenën politike

LSDM: Nëpërmjet “Manifestit” Gruevski tenton të rikthehet në skenën politike

Vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshimi, drejtësi dhe jetë kualitative në një shoqëri për të gjithë. Zëri i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet kredibile askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë. Në mënyrë demokratike është formuar shumica parlamentare prej 67 deputetëve. Ka program të Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare dhe ai është dokumenti i vetëm qeveritar për të gjitha qytetarët. Vijon transferim i qetë i pushtetit që askush s’ka të drejtë ta pengojë”, kështu thonë nga LSDM në kumtesën e sotme në lidhje me “Manifestin” e VMRO-DPMNE-së, transmeton Gazeta Express.

“Sot është vitit 2007 dhe jo 1903. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e përbërë nga kriminelë të cilët kërkojnë shpëtim nga lëkura e tyre. Shpëtues të shtetit janë qytetarët të cilët zgjodhën ndryshime. Për atë, i ashtuquajturi “Manifest” i VMR-DPMNE-së nuk është asgjë tjetër vetëm një përpjekje për kthimin në jetën politike të Gruevskit të defaktorizuar. Është e qartë, nuk ka kurrfarë bisedime për amnisti. Maqedonia do të jetë shtet i së drejtës. Çdokush që ka bërë krim dhe vepra të këqija ndaj qytetarëve do të përgjigjet. Vjen Qeveria e re reformuese e cila bartë jetë për të gjithë qytetarët thonë nga LSDM”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *