Home / Kryesoret / LSDM: Pason zgjedhje e qeverisë së re – (VIDEO)

LSDM: Pason zgjedhje e qeverisë së re – (VIDEO)

Shumica parlamentare në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, në procedurë legale dhe legjitime, në mënyrë të qetë, para gjithë opinionit të Maqedonisë dhe botëror, zgjodhi kryetar të ri të Kuvendit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së deri te mediat.

“E bëmë hapin e parë nga realizimi i vullnetit zgjedhor të 700 mijë qytetarëve. Zgjedhja u përshëndet nga partnerët tanë strategjik SHBA-ja, BE-ja dhe i gjithë opinioni demokratik. Tani Trajko Veljanoski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënie të mandatit për përbërje të re të Qeverisë”, thuhet në kumtesë, përcjellë Televizioni Koha.

Sipas LSDM-së, shumica parlamentare është e vendosur për vendosje të institucioneve funksionale, të demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.Tani ajo që mbetet sipas deputetit të LSDM-së Muahmed Zeqiri kryeparlamentari i ri duhet që ta njoftojë presidentin Gjorgji Ivanov se ekziston shumicë e re parlamentare , nga momenti i njoftimit të presidentit ai ka dhjetë ditë afat për të t’indarë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaevit për formim të qeverisë.

Zeqiri më tej ka shtuar se presidenti tanimë nuk ka hapsirë për taktizime , dhe nuk guxon të luajë nga ajo që është e drejtë kushtetuese, transmeton Televizioni Koha.

Nga LSDM-ja Bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e skenarëve të cilët kanë për qëllim të largimit nga proceset demokratike dhe integrimeve në BE dhe NATO.”Qytetarët më 11 dhjetor votuan për jetën e tyre në Maqedoni dhe detyrë e jonë është që këtë t’ua mundësojmë. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit do të pasojë edhe zgjedhja e qeverisë së re reformuese të qytetarëve”, thuhet në kumtesën nga LSDM-ja.  /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *