Home / Kryesoret / LSDM: Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe do të ketë qeveri të re

LSDM: Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe do të ketë qeveri të re

Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe Maqedonia do të bëhet me kryetar Kuvendi dhe Qeveri të re reformuese me çka do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, kumtoi sot LSDM.

“Mesazhet e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të BE-së, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave si dhe ato të Fridom Haus dhe Ekonomist tregojnë qartë për zhbllokimin urgjent të parimeve demokratike. Çdo pengesë e proceseve demokratike do të thotë kanosje për vlerat demokratike dhe e çon Maqedoninë në izolim të mëtejmë prej botës demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga partia theksojnë se Gruevski, Ivanov dhe VMRO-DPMNE nuk guxojnë ta çojnë shtetin në izolim vetëm që t’i parandalojnë ndryshimet dhe të mbrohen prej përgjegjësisë për krimet e bëra.

“Qytetarët nuk do të jetojnë në vend të ndarë binacional dhe të izoluar vetëm për atë se udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të ballafaqohet me përgjegjësinë. Për bashkësi dhe integrim u prononcuan mbi 700.000 qytetarë të Maqedonisë, votat e së cilëve janë shndërruar në 67 mandate deputetësh. Kjo është shumica parlamentare e cila do ta fuqizojë vullnetin e shumicës dhe do të zgjedh kryetar Kuvendi dhe qeveri të re demokratike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *