Home / Kryesoret / LSDM: Qeveria e re reformuese do ta respektojë vullnetin e qytetarëve e jo Gruevski dhe Ivanovi

LSDM: Qeveria e re reformuese do ta respektojë vullnetin e qytetarëve e jo Gruevski dhe Ivanovi

LSDM-ja sot përmes një kumtese ta ritheksuar se shumica parlamentare prej 67 deputetëve e cila doli nga zgjedhjet parlametare do të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit, e fill pas saj edhe qeverinë e re reformuese të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo do të ndodhë shumë shpejtë, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë,

“Ekziston një shumicë legjitime parlametare e cila është forcë pas së cilës qëndrojnë 700.000 qytetarë të cilët zgjodhën ndryshimin e regjimit.Kjo shumicë ka obligim që të respektojë vullnetin e tyre.”

Nga kjo parti poashtu thuan se kjo shumicë poashtu ka për obligim që ta parandalojë politikën destruktive të Gjorge Ivanovit dhe Nikolla Gruevskit, politikë kjo, që për interesa kriminale të Gruevskit dhe udhëheqësisë së ngushtë të VMRO-DPMNE-së po e rrezikon stabilitetin e shtetit dhe kualitetin e jetës së qytetarëve.

“Tashmë është e qartë se Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së akoma mendojnë se janë faktorë në proceset politike, edhe pse qytetarët dhanë verdiktin me 11 dhjetor të vitit të kaluar, ata duhet ta dinë se me janë opozitë e cila në mënyrë të qetë duhet të mundëssojnë tranferimin e pushtetit, gjë që e sugjerojnë edhe komuniteti ndërkombëtar.” Thunet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti potencojnë se Gruevski kot lutet për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Amnesti për të nuk ketë! Do të ketë vetën shtet të së drejtës i cili do të jetë për të gjithë qytetarët i barabartë.

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofrojë  51 deputetët e zgjedhur nga VMRO-DPMNE si të jenë pronë e tij. Së pari, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe askush nuk e kërkon prej tij! Dhe në qoftë se disa prej deputetëve të opozitës së VMRO-DPMNE do të jenë mendjehapur dhe do ta përmbajnë formimin e qeverisë së re reformuese, poashtu nuk varet nga Gruevski.”

“Gjithashtu, qytetarët nuk duan më  pamlete dhe VMRO-DPMNE do të duhet të pranojë se i ashtuquajturi Manifest mund të jetë vetëm një pjesë e vitrinave të tyre. Tanimë ekziston një program i qeverisë së re reformuese i cili është i vetmi dokument valid për qytetarët dhe që siguron një kualitet për jetë për të gjithë, në një shtet të së drejtës, një një shtet unitar dhe me prespektivë euro-atlantike.”, vazhdojnë nga kjo parti.

Ata në fund përfundojnë deklaratën duke theksuar se tanimë gënjeshtrat e udhëheqjes kriminale  të VMRO-DPMNE-së për tema inekzistente kanë përfunduar më dhe se shumë shpejtë do të ketë qeveri të re reformuese pasi kjo gjë kërkohet nga qytetarët të cilët e shprehën verdiktin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *