Home / Lajme / LSDM: Qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së

LSDM: Qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së

LSDM-ja sot përmes kumtesës porositi se shumica parlamentare po vepron në mënyrë të mençur që t’i mbrojë shtetin dhe qytetarët dhe se do ta realizojnë vullnetin e shumicës në momentin e duhur.

“I dimë obligimet tona dhe së shpejti do ta realizojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, në momentin e duhur, kur të vendosim se nuk do t’u shkaktojë dëm qytetarëve dhe shtetit, Republika e Maqedonisë do ta ketë kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re reformiste”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, e cila i bllokon proceset demokratike dhe dëshiron të shkaktojë tensione dhe dhunë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *