Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Shumë shpejtë do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve

LSDM: Shumë shpejtë do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve

LSDM-ja sot përmes një kumtese të lëshuar për media ju drejtohjet qytetarëve që të jenë të qetë gjatë ditës së festave.

Ata edhe kësaj rradhe thonë se shumë shpejtë në Maqedoni do të jetohet në demokraci, liri, barazi, vlera që sipas tyre, qytetarët i zgjodhën në zgjedhjet e fundit.

“Retorika dhunuese, kërcënimet dhe kriminelët do të zëvendësohen me jetë cilësore për të gjithë dhe drejtësi. Shumica e qytetarëve vendosën për barazi dhe integrim, jo në ndarje dhe izolim. Maqedonia unitare do të jetë shtet bashkëkohor, në hap me demokracinë botërore, shoqëri për gjithë qytetarëve, në vend të një familje”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se shumica parlamentare është e detyruar t’i sigurojë qytetarët, të cilët i përfaqëson në Parlament dhe se shumë shpejtë do të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit dhe qeveria e re reformuese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *