Home / Kryesoret / LSDM: Sot është festa e Nikolla Gruevskit

LSDM: Sot është festa e Nikolla Gruevskit

“1 Prilli, është festa e Nikolla Gruevski, pasi që ai është ekspertë për gënjeshtra. Gruevski shpiku shërbime të huaja dhe furgonë të verdhë me pajisje taktike që inçizojnë. Pastaj tërë opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e mësuan se kanë përgjuar shërbimet e fshehta të Maqedonisë dhe për atë tanimë po kryhet hetim nga Prokuroria Speciale Publike (PSP)”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Në të shtohet se “Gruevski ka thënë se inçizimet janë të krijuara, prera, ngjitura dhe montuara, ndërkaq bashkëpartiaku i tij, Antonio Milloshoski pranoi se inçizimet janë të vërtetë, ndërkaq pranuan edhe të tjerët”.

“Gruevski thoshte se nuk do të ketë kurrëfarë dorëheqje pas skandaleve me krim dhe keqbërje të publikuara në projektin “E vërteta për Maqedoninë”. Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov dhan dorëheqje, ndërkaq pas tyre edhe shumë të tjerë. Gruevski tha se nuk do të jep dorëheqje, edhe ai dha, asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër”, thuhet në kumtesë.

“Gruevski thoshte se zgjedhjet e caktuara më 5 qershor d otë mbahen madje edhe pa opozitën. Edhe ata zgjedhje u anuluan derisa u krijuan kushtet. Gruevski tha se nuk do të ketë zgjedhje aspak. Qytetarët më 11 dhjetor dolën në mënyrë masive dhe rreth 700.000 qytetarë votuan kundër tij dhe formimin e Qeverisë së re reformuese”, thonë nga LSDM.

Nga partia gjithashtu shtojnë se “Gruevski thoshte se po përgatitet federalizim dhe kantonizim i Maqedonisë, por edhe ajo u tregua si gënjeshtër e tij e madhe”. /Portalb

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *