Home / Kryesoret / LSDM: VMRO të ndalojë skenarët për jostabilitet – (VIDEO)

LSDM: VMRO të ndalojë skenarët për jostabilitet – (VIDEO)

LSDM-ja bën thirrje që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë.

“Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshëme me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta lejojë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se, urgjentisht opozita VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski duhet të vendosen në interes të qytetarëve dhe të ndalojnë me skenare për jostabilitet.

VMRO: Nuk lejojmë shqipen si gjuhë zyrtare në Maqedoni

Nga VMRO-DPMNE sot edhe njëherë kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë të ketë dy gjuhë zyrtare në Maqedoni e se nuk lejojnë as federalizimin dhe kantonizimin e vendit. Sipas VMRO-së Zaev me qëllim të shpëtojë veten është i gatshëm që të formojë qeveri mbi bazë të Deklaratës së partive shqiptare.

“Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të sjellin rezolutë për gjenocid, nuk do të lejohet as federalizimi as kantonizimi. Nuk do të realizojnë elemente të Deklaratës së Tiranës, për shkak se qytetarët e dënuan dhe nuk kanë votuar për atë”, thuhet mes në kumtesën e VMRO-së.

Sipas partisë së Gruevskit, qytetarët të cilët protestojnë në rrugë tregojnë se nuk dëshirojnë të paguajnë borxhet e Zoran Zaevit.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *