Home / Kryesoret / LSDM: Vullneti i shumicës do të realizohet – (VIDEO)

LSDM: Vullneti i shumicës do të realizohet – (VIDEO)

LSDM-ja sot përmes kumtesës njoftoi se shumica parlamentare po vepron në mënyrë të mençur që t’i mbrojë shtetin dhe qytetarët dhe se do ta realizojnë vullnetin e shumicës në momentin e duhur.

“I dimë obligimet tona dhe së shpejti do ta realizojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, në momentin e duhur, kur të vendosim se nuk do t’u shkaktojë dëm qytetarëve dhe shtetit. Republika e Maqedonisë do ta ketë kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformiste”, thuhet në kumtesë. 

Sipas LSDM-së, qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, e cila i bllokon proceset demokratike dhe dëshiron të shkaktojë tensione dhe dhunë.

VMRO:Qytetarët kundër platformës së Tiranës

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme njofton se “populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe ndryshim të flamurit dhe himnit” dhe për këtë shkak i kundërshtohet, siç e quajnë ata, “Platformës së Tiranës”.

“Qytetarët qartë bëjnë me dije se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë Platformën e Tiranës, të cilën LSD-ja dëshiron ta shtyjë dhe të formojë qeveri me çdo çmim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Partia thekson se “populli po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, që ta hedh poshtë, siç thuhet, “platformën jokushtetuese dhe ta dënojë LSD-në”.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *