Home / Kryesoret / LSDM: Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës dhe Rregullores

LSDM: Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës dhe Rregullores

LSDM-ja sot në një kumtesë thekson se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe duhet të mundësohet transferim i qetë i pushtetit sipas vullnetit të shumicës së qytetareve.

“Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve. Maqedonia do të ketë kryetar legjitim të Kuvendit, Kuvend funksional dhe qeveri reformuese kushtuar interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë.

Sipas LSDM-së, pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve dhe vlerëson se asnjë kërcënim ose retorikë e dhunshme apo provokim nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk do ta pengojë këtë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *