Home / Lajme / Luan Starova sot merr Urdhrin e Legjionit të Nderit të shtetit francez

Luan Starova sot merr Urdhrin e Legjionit të Nderit të shtetit francez

Shkrimtari i njohur shqiptar, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Luan Starova sot edhe zyrtarisht do ta marrë Urdhrin e Legjionit të Nderit. Në ceremoninë solemne në Rezidencën e ambasadës franceze në Shkup, dekoratën e lartë të shtetit francez do t’ia dorëzojë ambasadori Kristian Timonie.

Presidenti i Republikës së Francës e dekoron akademikun dhe shkrimtarin Luan Starova me Urdhrin e lartë nga radha e Oficerit të Legjionit të nderit. Ai është bartës edhe i Urdhrit të lartë francez Komandant i arteve dhe letërsisë nga viti 2000.

Këto dekorata Starovës i ndahen për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës në periudhën kur ishte ambasador i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë.

Starova tërhoqi vëmendje të veçantë në kulturën dhe letërsinë publike me fillimin e publikimit të “sagës letrare ballkanike” te botuesi prestigjioz “Faje”, vepër kjo të cilën kritika letrare franceze e radhit në rendin e romaneve të mëdha evropiane, sot i publikuar në rreth njëzet gjuhë në botë.

Akademiku Starova ka merita të veçanta në karrierën e tij shumëvjeçare universitare si profesor i letërsisë franceze dhe komparative dhe ka rëndësi të veçantë edhe në zbulimin e aspekteve të reja në marrëdhëniet midis shkrimtarit të madh francez Gijom Apoliner dhe poligrafit shqiptar Faik Konica. Për t’u shënuar janë edhe marrëdhëniet e tij shumëvjeçare me shkrimtarët e mëdhenj dhe mendimtarët e kohës sonë si Edgar Moren, Moris Droun, Rober Male, Anri Meshonik, Andre Freno etj.

Starova është anëtar i Akademisë Evropiane, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, anëtar i Akademisë Mesdhetare nga Napoli, anëtar nderi i Akademisë Shqiptare të Shkencave, si dhe anëtar i shoqatës shkencore “Lajbnic” nga Berlini.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *