Home / Lajme / Botë / Luftanijet dhe avionët amerikanë mbërrijnë në rajon, Koreja e Veriut: Jemi gati për luftë!

Luftanijet dhe avionët amerikanë mbërrijnë në rajon, Koreja e Veriut: Jemi gati për luftë!

Koreja e Veriut ka paralajmëruar për “pasoja katastrofike”, në përgjigje të ndonjë provokimi të mëtejshme nga SHBA-ja, ditë pasi një grup luftarak i marinës amerikane u dërgua në ujërat e Gadishullin Korean.

Vendimi për të dërguar aeroplanmbajtëse “Carl Vinson” sebashku me disa luftanije dhe aeroplanë  të tjerë,  nga Australia në Paqësorin perëndimor erdhi pas tensioneve në rritje për shkak të stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake që përfshijnë forcat amerikane dhe ato Koresë së Jugut

Por lideri i Koresë së Veriut ka reaguar ashpër ndaj këtyre stërvitjeve duke i konsideruar si provë për një pushtim të mundshëm, raporton “The Guardian”.

Ministria e jashtme, e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”, tha se vendosja tregoi  një “lëvizje të pamatur” dhe se “pushtimi kishte arritur në një fazë serioze” por  “është gati për luftë!”

Komanda amerikane thotë se ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon, shkruan “Syri.net”.

Presidenti Trump ka thënë se SHBA-ja është e përgatitur të veprojë e vetme kundër kërcënimit bërthamor të Koresë se Veriut.

“Nëse Kina nuk do ta zgjidhë problemin e Koresë së Veriut, atëherë do ta bëjmë ne’  tha Presidenti amerikan disa ditë më parë./SYR.net/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *