Home / Sport / Luis Enrique ka një dëshirë të madhe për Leo Messin

Luis Enrique ka një dëshirë të madhe për Leo Messin

Trajneri në largim i Barcelonës, Luis Enrique ka përsëritur dëshirën e tij që Lionel Messi të përfundojë karrierën në klub.

Messi ishte heroi i El Clasicos të dielën mbrëma, duke realizuar golin e fitores ndaj Real Madridit, për të hapur garën për titull.

Messi festoi golin duke hequr fanellën dhe shumë njerëz e interpretuan si shenjë se dëshiron vazhdimin e kontratës me Barçën.

“Mendimi im është se dua ta shoh duke përfunduar karrierën te Barça, por për këtë duhet të vendosë Leo. Personi i vetëm që mund të sqarojë festën e golit të tij është Leo”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *