Home / Kryesoret / Lumi Shkumbin shndërrohet në deponi në Tetovë (Video)

Lumi Shkumbin shndërrohet në deponi në Tetovë (Video)

Mbeturina nga më të ndryshme, dru, teknik e bardhë dhe mobilie, kjo është pamja e lumit Shkumbim në pjesën e poshtme të qytetit të Tetovës. Përveç pamjes së keqe dhe erës së keqe, banorët druajnë nga përsëritja e përmbytjeve të vitit 2015, kur si pasojë e mos pastrimit si duhet të shtratit, uji dhe rëra përfunduan nëpër shtëpitë e tyre. Ata ankohen se edhe përkundër informimit të autoriteteve, pastrimi i shtratit bëhet vetëm sipërfaqësisht,

“Ajo pjesë e lumit është pastruar dy herë në mënyrë sipërfaqësore por fatkeqësia qëndron aty se edhe sot e kësaj ditë vazhdohet që të hidhen mbeturina me çka e ngushton edhe shtratin e lumit . apelojmë të komuna që ajo pjesë e shtratit të lumit të pastrohet në vazhdimësi dhe mundësisht ajo pjesë të futet në shtrat “,  thotë Artan Etemi, banor i lagjes Dardania.

Nga komune Tetovës janë arsyetuar se shtrati i lumit Shkumbin pastrohet rregullisht, por mbeturinat përfundojnë në lum si pasojë e disa banorëve të pandërgjegjshëm.

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë, vazhdon të jetë “kontejner” mbeturinash, dhe në të, jo rrallë mund të shihni aparaturë kuzhine, mobile, kafshë të ngordhura dhe pemë të prera, gjë që vjen nga mungesa e kontrolleve të vazhdueshme të inspektoratit të ekologjisë në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *