Home / Kryesoret / Lunaçek: Me mbështetjen e Gruevskit, ministri Kurc po e diskrediton Austrinë dhe BE-në

Lunaçek: Me mbështetjen e Gruevskit, ministri Kurc po e diskrediton Austrinë dhe BE-në

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek, ashpër e ka kritikuar sjelljen e shefit te diplomacisë Austriake Sebastijan Kurz dhe të partisë së tij në krizën e thellë politikë në Maqedoni, transmeton gazeta “Lajm”, informacionin e Agjencisë austriake të lajmeve APA. Lunacek ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë, por në vecanti e ka theksuar, sic thotë ajo, “rolin jo të popullarizuar të ministrit austriak të Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc”, i cili i dha mbështetje të hapur Gruevskit gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ajo kujton se gjatë zhvillimeve të përgjakshmenë Parlament, Gruevski ka qenë në Austri (Vjenë) në një “takim miqëor” me sekretarin e pëërgjithshëm të partisë konsetvarive EVP Verner Amon.

“Me këtë, Kurc dhe EVP e kanë diskredituar Austrinë dhe Bashkimin Evropian (BE), e me këtë kanë diskredituar veten dhe anëtarët tjerë të Partisë Popullore Evropiane si dhe mediatorë tjerë të mundshëm për stabilizimin e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Ulrike Lunacek.

Europarlamentarja austriake kërkon nga shefi i diplomacisë i BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomisari për zgjerim i BE-ë Johanes Han, “në mënyrë aktive ta mbështesin frmimin e qeverisë së re”, kurse Gruevskit dhe partisë së tij, qartë t’i bëjnë me dije se “duhet të pajtohet me rolin e partisë në opozitë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *