Home / Lajme / Botë / Lunaçek: Përshëndet vendimin e gjykatës për lirimin e Haradinajt

Lunaçek: Përshëndet vendimin e gjykatës për lirimin e Haradinajt

Deputetja dhe raportuesja e përhershme e Kosovës në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës së Colmar të Francës, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Mbajtja e Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar nga viti 2004, nga Serbia, i cila është në një dialog të moderuar me Kosovën në BE, është krejtësisht i papranueshëm. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është gjykuar dy herë dhe në vitin 2008 dhe 2012 është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Unë i bëj thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Zëvendëskryetarit të Komisionit Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së, dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhër-arrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *