Home / Kryesoret / Makina përplas motorin, një i vdekur

Makina përplas motorin, një i vdekur

Përplasja e një makine me një motor në Lushnjë, ka shkaktuar një viktimë. Pasditen e djeshme, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV, ka aksidentuar mjetin motoçikletë.

Në drejtimin e motorit tip “Dayang” me targë AP036 ndodhej 66- vjeçari E.M., banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

I dëmtuari mbeti i plagosur rëndë, duke bërë që të ndërrojë jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë 31- vjeçari Alla u arrestua nga policia, nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *