Home / Lajme / Botë / Makron do të ishte presidenti më i ri i Francës, pas Napoelon Bonapartit

Makron do të ishte presidenti më i ri i Francës, pas Napoelon Bonapartit

 Nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë, kandidati i pavarur centrist, 39 vjeçari Emanuel Makron, do të jetë presidenti më i ri i vendit, pas Napoleon Bonapartit.

Gjithashtu për herë të parë në historinë moderne të Francës, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, hyn kandidati i cili nuk është përfaqësues i asnjë partie të madhe.

Francezët dje votuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa sipas rezultateve përfundimtare Makron dhe përfaqësuesja e së djathtës ekstreme Marin le Pen fituan numër të madh votash midis 11 kandidatëve dhe kanë hyrë në raundin e dytë që do të mbahet më 7 maj.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *