Home / Kryesoret / Manifestimi “Mirë se erdhe o Resulall-llah” mbahet më 17 prill – (VIDEO)

Manifestimi “Mirë se erdhe o Resulall-llah” mbahet më 17 prill – (VIDEO)

Muftinia e Gostivarit në një konferencë për shtyp ka shpalosur aktivitetet që do t’i paraprijnë manifestimit tanimë tradicional “Mirë se erdhe o Resul-Allah” që ndër vite organizohet nga Muftinia e Gostivarit kushtuar profetit Muhamed në kuadër të javës së Muhamedit. Sipas udhëheqësit të sektorit për arsim, shkencë dhe kulturë pranë Muftinisë së Gostivarit Sherif Dehari aktivitetet do të fillojnë më datë 14 Prill gjegjësisht nesër ku nxënësit e medresesë do të shpërnadajnë embëlsira dhe broshura nëpër qytetet, në mbrëmje do të promovohet libri “ Përhapja e Islamit në Ballkan, me theks në veçantë në Maqedoni, shkaqet mënyrat e përhapjes në shekullin e 15-17” i autorit Fehmi Ebibi, më datë 15 prill do të bëhet promovimi i albumit të Ilahive, ndërkaq manifestimi qendror do të jetë më 17 Prill me fillim në ora 19.30 që do të mbahet në palestrën sportive “Rinia “ në Gostivarë, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe mnifestimin “Mire se erdhe o Resulall-LLah” kushtuar profetit Muahmed Muftinia e Gostivarit tanimë e ka shndërruar në një traditë dhe në një eveniment madhështor ku për çdo vit ky manifestim sjell edhe risi, por organizohet edhe me një program jashtëzakonisht të pasur fetarë,dhe kulturorë. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *