Home / Lajme / Maqedoni / Manoljovski: Duhet të punojmë bashkë që të ndërtojmë të ardhmen tonë

Manoljovski: Duhet të punojmë bashkë që të ndërtojmë të ardhmen tonë

Deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski ka marrë fjalën në Kuvendin e Maqedonisë ku ka bërë thirrje për zgjidhjen e krizës, 

”Dua të ju uroj të gjithëve Pashkët. Ju uroj Pashkët edhe muslimanëve. Më vjen mirë që më jepet mundësia të ju flas shqip. Si deputet më i vjetër dua të ju them diçka: T’i lëmë anash këto biseda dhe të punojmë për shtetin tonë. Ajo që zgjatet puna, nuk është mirë për askënd. Ai që mendon negativisht duhet të anashkalohet. Nëse duam të bëjmë diçka mirë duhet të mendojmë edhe mirë. Mos të flasim për tjerët. Nëse ulemi të bëjmë marrëveshje do të merremi vesh. Kjo krizë mund të zgjidhet menjëherë. Nuk jemi të kënaqur që vendi të ketë këtë krizë. Leni anësh këto punë.” tha Branko Manojloski ka foltorja e Kuvendit.

Këtë fjalim e replikoi deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev i cili e falemnderoi Manojllovskin për fjalimin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *