Home / Kryesoret / MAQEDONASI I ARRATISUR NGA MAQEDONIA KËRKON SIGURI PËR TË THËNË TË VËRTETËN PËR “LAGJEN E TRIMAVE”

MAQEDONASI I ARRATISUR NGA MAQEDONIA KËRKON SIGURI PËR TË THËNË TË VËRTETËN PËR “LAGJEN E TRIMAVE”

Boshko Josimovski i njohur me pseudonimin “i kuqi”, maqedonasi i arratisur përmes një letre në facebook, të cilën e kanë transmetuar edhe disa portale ka shkruar se do të thotë të vërtetën që di për Lagjen e Trimave në Kumanovë, por ai do që ti krijohen kushte sigurie për të ardhur në Maqedoni.

“Me gjithë respektin, bashkëqytetarë të mi të nderuar, grumbulloni nënshkrime me një peticion që unë i sigurt të kthehem dhe të them të vërtetën për ‘Lagjen e Trimave’, e cila pret si thikë”, dhe për këtë ka edhe dëshmitarë”, thotë Josimovski.

Ai thotë se kërkon edhe ballafaqim, poligrafi dhe të gjitha mjetet që duan regjisorët, që kanë bërë inskenimin ndaj tij. Ai shkruan se e kanë detyruar të nënshkruaj diçka nën kërcënime, diçka që nuk është e vërtetë. Prokuroria Speciale të mos heshtë dhe të zvarris punët….të gjithë monstrat të përgjigjen para ligjit…..”, ka transmetuar letrën e tij edhe portali “dokazm”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *